DYLON

LDK: Elektorati i LDK-së foli fort në Arbëri, Zabel, Velekincë e Lagjen e Vishnjeve

LDK: Elektorati i LDK-së foli fort në Arbëri, Zabel, Velekincë e Lagjen e Vishnjeve
Avatar photo Redaksia

Mikpritje të jashtëzakonshme i kanë bërë sot kandidatëve të LDK-së nga Gjilani qytetarët e Arbërisë, Zabelit, Velekincës e Lagjes së Vishnjeve.

Në emër të lagjeve, Zabel, Arbëria, Velekinca e Lagjja e Vishnjeve, ka folur Avdyl Aliu, i cili tha se kanë vendosur që t’i mbështesin të gjithë kandidatët në mënyrë unanime, sepse janë larg më të mirë se të tjerët.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari i Degës, njëherësh kryetar i Gjilanit dhe nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, tha se është krenar për mbështetjen e përhershme nga banorët e këtyre vendbanimeve.

“Jam krenar me mbështetjen e përhershme nga Arbëria, Zabeli, Velekinca e Lagjja e Vishnjeve. Rezistenca që është bërë për të ndërtuar Republikën i takon të gjithë brezave dhe këtë Republikë e kemi amanet që ta ruajmë e ta zhvillojmë sepse këtë e bën veç LDK. Kandidatët tanë janë më të mirë, më të sprovuar dhe më të fjalës, njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. Meritojnë mbështetjen masive më 14 shkurt. Ju falëmnderit shumë. Kam me mbetë gjithmonë, Luta u juaj”, ka thënë Haziri.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

Ajet Avdyli – 83

e sponsorizuar

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.