DYLON

LDK: Ekzekutivi i Komunës nuk guxon të përballet me kuvendarët, në orarin e seancës ikin kafeneve të qytetit!

LDK: Ekzekutivi i Komunës nuk guxon të përballet me kuvendarët, në orarin e seancës ikin kafeneve të qytetit!
Avatar photo Redaksia

“Në mbledhjen e fundvitit të Kuvendit Komunal, i pari i ekzekutivit me drejtorët e tij, e panë më të arsyeshme të hanë mëngjesin së bashku në një kafene të qytetit, sesa t’i përgjigjen përfaqësuesve të qytetarëve të Gjilanit. Kjo sjellje e tyre, përveç se është e papranueshme, tregon shumë për frikën që ata kanë të përballen me kritikat mbi të vërtetën, kritikat për mospunën e tyre gjatë këtij viti”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Grupi i Këshilltarëve të Kuvendit Komunal i LDK-së, Gjilan 

Më tej thuhet:

EkoHigjiena

“Por, nuk kanë ku të shkojnë. Që nga fillimi i vitit të ardhshëm, do t’i mbajmë përgjegjës për katrahurën që e kanë shkaktuar në komunën tonë. Për keqardhje që gjilanasit humbën dy vite me këtë qeverisje komunale, e mesa duket do të jetë mandat i humbur për Gjilanin”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.