Zyrtarë të LDK-së dhe Vetëvendosjes në kryeqytet të gjitha postimet e tyre në rrjetin social facebook ia kushtojnë njëri tjetrit.
Akuza të ndërsjella kanë mbushur faqet e tyre. Për Vetëvendosjen prej rezultatit të 3 nëntorit, LDK-ja është bërë shumë aktive në facebook, transmeton KTV.
Për LDK-në është Vetëvendosje ajo që është bërë agresive. Njëra ndër akuzat që ka marrë LDK nga Vetëvendosje është se tashmë qeverisja e Isa Mustafës po punon më shumë se kurrë. Këtë, Dardan Sejdiu e quan harrnim të keqqeverisjes. Por, Vjosa Osmani thotë se punët e Mustafës do të rezultojnë me fitore në 1 dhjetor.