DYLON

LDK e qeveris buxhetin e PDK-së

Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila pritet të udhëheqë me qeverinë e re e të Kosovës, do t’i nënshtrohet pothuajse në tërësi buxhetit të hartuar nga qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo të paktën do të ndodh në vitin e parë qeverisës, pasi që qeveria aktuale e udhëhequr nga PDK-ja muajin e kaluar kishte miratuar projektbuxhetin për vitin 2015.

Ky buxhet ishte kritikuar fort nga LDK-ja, të cilët kishin paralajmëruar se nuk do të japin votën pro këtij projektbuxheti. Por ujdia e liderëve të këtyre dy partive për të bashkë qeverisur, ka ndryshuar gjërat dhe LDK do të japë votën pro buxhetit pavarësisht kundërshtimeve të forta.

EkoHigjiena

Burime të gazetës Tribuna brenda LDK-së kanë bërë të ditur se trupat punuese të të dy partive që janë duke punuar për programin qeverisës, janë pajtuar që buxheti i miratuar nga qeveria në shkuarje të votohet edhe nga Kuvendi i Kosovës.

“Trupat punuese të të dy partive janë pajtuar që projektbuxheti i viti 2015 me pak ndryshime të miratohet në Kuvendin e Kosovës, pasi që jemi të vonuar në miratimin buxhetit dhe nuk ka kohë për hartimin e një buxheti të ri. Ndryshimet më të mëdha buxhetore do të bëhen në qershor, atëherë kur do të bëhet edhe rishikimi i buxhetit”, ka thënë ky burim.