DYLON

LDK e PDK arrijnë marrëveshje për garën e balotazhit në Gjilan

LDK e PDK arrijnë marrëveshje për garën e balotazhit në Gjilan
Avatar photo Redaksia

LDK-ja dhe PDK-ja e Gjilanit kanë arritur marrëveshje politike dhe siç është thënë në dokumentin e nënshkruar në lidhje me këtë çështje, marrëveshja është bazuar në vullnetin e elektoratit të subjekteve politike dhe qytetarëve të Gjilanit, të shprehur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe në gatishmërinë për raundin e dytë të 9 nëntorit, për t’i dhënë Gjilanit një qeverisje komunale të përgjegjshme dhe profesionale, transmeton 2LONLINE.com.

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, që do të ballafaqohet në balotazh, me Alban Hysenin, kryetarin aktual të Gjilanit, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se sot nënshkruan një marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje të përgjegjshme në Gjilan, që reflekton vullnetin e qytetarëve për unitet, profesionalizëm dhe mirëqenie.

EkoHigjiena

Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. “Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi”.

“Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë”, ka thënë ismajli.

Ai shtoi se Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjnë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.