DYLON

LDK e Kamenicës në mbështetje të kryeminsitrit Mustafa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lidhja Demokratike e Kosovës në Kamenicë, në një mbledhje të zgjeruar të Degës duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, një zëri dënon aktet e dhunshme dhe jo demokratike të opozitës.

“I japim mbështetje Kryeministrit Isa Mustafa për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe vlerësojmë se këto marrëveshje janë në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës”. Përmbushja e obligimeve të marrura në Kuvendi i Kosovës dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve me shtetet fqinje janë parakusht drejt integrimit në BE”, thuhet në një komunikatë të LDK-së së Kamenicës.

EkoHigjiena

Më tej thuhet se kërkesat e opozitës dhe sjelljet e dhunshme jo demokratike janë veprime të dëmshme për interesat e popullit të Kosovës sidomos kur vendi po kalon në një fazë të rëndësishme të vlerësimit progresit të arritur në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare etj. Gjithashtu Qeveria Mustafa po dëshmohet si një qeverisje e drejtë transparente e demokratike e cila çdo ditë e më shumë është duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies se qytetarëve, për një ambient më të mirë për investime, për përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare, reformat në arsim, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Ftojmë opozitën të jetë konstruktive dhe t’i kontribuoj proceseve të shtetndërtimit, sepse sjelljet anti-demokratike dhe veprimet e dhunshme e të rrugës që po i sjellin në Kuvendin e Kosovës duke tentuar të bllokojnë dhe marrin peng Kuvendin për interesa e inate personale nuk i bëjnë nderë as atyre, e as qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë ne Lidhjes Demokratike e Kosovës, Dega Kamenicë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.