/2L ONLINE/ – Strukturat e degës së LDK-së, në Gjilan i kanë dhënë mbështetje të fortë riformatimit të qeverisjes lokale të Gjilanit dhe kanë shprehur besim në programin qeverisës të Kryetarit Lutfi Haziri.
Përmes një komunikate thuhet se mbështetja ndaj Kryetarit Haziri është përkrahje për qeverisje të suksesëshme si dhe kthim të dinjitetit qytetar ngase sot Gjilanit po i kthehet emri si qendër e regjionit të Anamoravës. Falë politikave dhe qeverisjes së sinqertë Gjilani po ecë rrugës së zhvillimit, andaj duke pasur gjitha këto parasysh ne konfirmojm mbështetjen e sinqertë për qeverisjen e suksesëshme e cila po vë në binarë të drejt komunën , duke punuar për Gjilanin e gjilanasve, politika këto që i kanë kthyer dinjitetin qytetarve gjilanas.
“LDK ka falënderuar Drejtorët e deri tanishëm për punën e bërë duke theksuar se ndryshimet që po i bëjm janë në interes të rritjes së konsensusit qytetar për qeverisje të hapur, barazi sociale, efikasitet e funksionalitet të qeverisjes lokale. Kryetari Haziri po përgatit administratën për menaxhimin e investimeve të mëdha që pritet të fillojn këtë muaj dhe do të vazhdojmë muajt e ardhshëm. Ne po ecim në zbatimin e programit që garanton qytetarët dhe investitorët po ashtu”, thueht në fund të komunikatës të lëshuar nga ZMP e LDK-së, Dega në Gjilan. /2LONLINE/