DYLON

LDK e Gjilanit konfirmon unitetin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 22 tetor

LDK e Gjilanit konfirmon unitetin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 22 tetor
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Shtabi Lidhjes Demokratike e Kosovës në këtë komunë, ka mbajtur sot takim me strukturat e partisë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas, Forumin Rinisë dhe kandidatët për këshilltarë komunalë, me qëllim raportimi për javën e parë të punës në terren për zgjedhjet e 22 tetorit.

Strukturat e LDK’së i kanë konfirmuar kryetarit, Lutfi Haziri, frymën e unitetit dhe punën e jashtëzakonshme në terren me qytetarët, duke thënë se nga më shumë se dy mijë takime që i kanë realizuar derë me derë, me grupe vogla e grupe të interesit, mbështetja e gjilanasve për LDK’në është më e madhe se në vitin 2013.

Kryetari Lutfi Haziri, pasi falënderoi strukturat e partisë për mbështetjen e madhe, është shprehur se puna në terren duhet të intensifikohet edhe më shumë në mënyrë që fitorja të bëhet edhe më plebishitare se në zgjedhjet e fundit.

EkoHigjiena

“Ju inkurajoj që takimet me qytetarët shtëpi për shtëpi t’i intensifikoni dhe t’ua prenzatoni porgramin tonë në mënyrën më të mirë. Gjilanasit e kanë dëshmuar se gjithmonë janë rreshtuar në anën e drejtë. Nga mijëra takimet që kam realizuar këto ditë, jam impresionuar me mbështetetjen e gjilanasve për progamin tonë për zhvillim. Edhe kësaj radhe me besim në Zot, familje e atdhe, do të fitojmë me përkrahje të jashtëzakonshme qytetare”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, në ditët në vazhdim, sipas rekomandimeve të Shtabit të Degës, strukturat e LDK’së do të vazhdojnë ta prezantojmë programin qeverisës në të gjitha fshatrat dhe lagje të qytetit.

sponzorizuar nga LDk

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.