LDK e Gjilanit falënderon votuesit për mbështetjen, hyn në riorganizim të brendshëm

LDK e Gjilanit falënderon votuesit për mbështetjen, hyn në riorganizim të brendshëm

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit

Në këtë mbledhje është diskutuar lidhur me aktin e dorëheqjes së kryetarit, Isa Mustafa, që nënkupton përgatitjet për Kuvendin qendror zgjedhor të partisë, sikurse edhe vlerësimi i hershëm i rezultatit zgjedhor.

Gjatë takimit është vendosur që të hyhet në analizë dhe vlerësime të brendshme, që përfshinë gjithë strukturën organizative, në përputhje me pritjet dhe rezultatin zgjedhor.

LDK në Gjilan do t’i kthehet vetvetes, do të merret me politikat lokale, me riorganizimin e saj të domosdoshëm dhe çdo të detyrë që Kuvendi i ri, kryetari dhe kryesia e re LDK-së do ta parashohin në prioritetet e saj.

LDK i falënderon të gjithë votuesit e saj në Gjilan për mbështetjen në zgjedhjet e 14 shkurtit, sikurse edhe të gjithë qytetarët, të cilët me shprehjen e vullnetit të votës së lirë, treguan kulturë të lartë qytetarie, thuhe në komunikatë. /2LONLINE.com/

KOMENTE