DYLON

LDK bizneset i sheh partnerë në zhvillim të qytetit, ku do të zbatohet modeli i partneritetit publik-privat dhe i koncesionit…

LDK bizneset i sheh partnerë në zhvillim të qytetit, ku do të zbatohet modeli i partneritetit publik-privat dhe i koncesionit…
Avatar photo Redaksia

LDK Gjilan

Faleminderit bizneseve të profileve të ndryshme që i keni dhënë brend Gjilanit, përfshirë edhe përpunuesit e arit dhe argjendit.

LDK bizneset i sheh partnerë në zhvillim të qytetit, ku do të zbatohet modeli i partneritetit publik-privat dhe i koncesionit, për ta ndërtuar bashkë Gjilanin e Anamoravën.

Po ashtu, Gjilani e ruan partneritetin social edhe me sindikata, por në qendër është sektori privat.

Programi i LDK-së për Gjilanin, i hartuar nga një grup prej 15 ekspertëve më të mirë “Gj15”, synon të krijojë një ambient më të favorshëm për bizneset përmes lehtësirave fiskale, eliminimit të barrierave burokratike dhe mbështetjes për sipërmarrësit lokalë.

Besojmë fuqishëm se sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe se Gjilani ka potencial të madh për të krijuar një klimë biznesi më konkurruese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.