LDK: Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër

LDK: Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka konfirmuar se kandidati i LDK-së për kryeministër do të jetë Avdullah Hoti.

“Kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Lutfi Hazirin dhe ka pasur edhe emra të tjerë që janë përmendur. Me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet për kryeministër në qeverinë që ne së bashku me partitë e tjera partnere do t’ia propozojmë Kuvendit”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Nga ana e tij, Avdullah Hoti ka thënë se si çështje të rëndësishme fillimisht do të jenë përballja me pandeminë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, megjithatë shton se dialogut me Serbinë është gjithashtu një nga çështjet më të rëndësishme që do të përballen.

“Tash jemi para një situate të re, kam marrë besimin nga LDK për të provuar të ndërtojë qeverinë e re që do të ketë sfidën e parë, menaxhimin e pandemisë. Sfida e dytë do të jetë rimëkëmbja ekonomike, sepse pasojat ekonomike të kësaj pandemie do të jenë shumë të mëdha.Çështja e dialogut është cështje kryesore me të cilën do të bllafaqohemi. Unë besoj që nga platforma që kemi nga viti 2018 dhe nga vendimi i Kushtetuteses për Ligjin për dialogun, janë vendosur bazat mbi të cilët do të kryhet dialogu”, ka thënë ndër tjerash, Avdullah Hoti.

 

KOMENTE