DYLON

LDK: As pas 3 vitesh qeverisja e VV-së nuk arriti ta përfundojë çerdhen në lagjen Arbëria, kundërligjshëm rekrutuan staf e regjistruan fëmijë

LDK: As pas 3 vitesh qeverisja e VV-së nuk arriti ta përfundojë çerdhen në lagjen Arbëria, kundërligjshëm rekrutuan staf e regjistruan fëmijë
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie sot, pranë çerdhes në lagjen Arbëria, ku anëtarja e Kryesisë, Shqipe Kastrati – Haziri, ka paraqitur shqetësimin e radhës në fushën e arsimit.

Ja komunikata e plotë:

EkoHigjiena

As pas 3 vitesh qeverisja e VV-së nuk arriti ta përfundojë çerdhen në lagjen Arbëria, kundërligjshëm rekrutuan staf e regjistruan fëmijë

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie sot, pranë çerdhes në lagjen Arbëria, ku anëtarja e Kryesisë znj. Shqipe Kastrati – Haziri, ka paraqitur shqetësimin e radhës në fushën e arsimit.

Çerdhja në lagjen Arbëria nuk është as për së afërmi përfundimit, ndërkohë që në këtë instutucion janë pranuar me konkurs stafi teknik dhe stafi profesional, e gjithashtu edhe fëmijët.

Komuna e Gjilanit, gjatë qeverisjes së përgjegjshme të LDK-së, e ka fituar grantit për ndërtimin e kësaj çerdheje nga Bashkimi Evropian, dhe tash e afersisht 3 vite, Komuna është dashur të perfundojë proceset tjera, për të cilat ka hapësira për dyshime.

Në vend se të merret me proceset të cilat i ka detyrë/ obligim t’i përfundojë si inventarizimi i brendshëmm i objektit, furnizimi me pajisjet sanitarisë, rregullimin e plotë i kuzhines dhe pjesëve përcjellëse për çerdhe (depo për ushqim) e themelimin i Instutucionit – me vendim nga MASHT, kjo administratë vazhdon me dinamikën e breshkës. Edhe pas tri vitesh, aty ku e lamë po e gjejmë objektin e çerdhes.

Kjo qeverisje komunale vazhdon të na shokojë çdo ditë e më shumë!

Komisioni për Arsim i Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.