LDK: “Arbëria” ‘knap’, Luta u kërkon falje simpatizantëve që mbetën jashtë sallës

LDK: “Arbëria” ‘knap’, Luta u kërkon falje simpatizantëve që mbetën jashtë sallës

Lutfi Haziri, kryetar aktual dhe ardhshëm i Gjilanit, e ka pasur të zorshme të futet sallën e shkollës “Abaz Ajeti” shkaku i masoviteti në tubimin e organizuar nga qytetarët e “Arbërisë” për të dhe Lidhjen për Gjilanin, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Burra e gra dhe të rinjë e të reja në Arbëri, janë besatu që ta votojnë Lutën dhe LDK’në më 22 tetor dhe asnjë votë nuk ua falin kundërkandidatëve”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Republikës, Imet Rrahmani.

Të zorshme e ka pasur edhe të flas Luta i LDK’së shkaku i brohoritjeve e duartrokitjeve frenetike. Por, e nis me kërkimfalje për ata që mbeten jashtë.

“Me na falë ju që keni mbetë jashtë kësaj salle të mbushur ‘knap’ dhe që po më mbështesni kaq masivisht, në krejta fazat. Kam me mbetë gjithmonë Luta i Juaj”, ka thënë Lutfi Haziri, duke shtuar se prioriteti i parë i investimeve në mandatin e ri është “Arbëria”.

“Top prioritet për investime në mandatin e ri do të jetë “Arbëria”, duke e integruar komplet infrastrukturën. Këtu do ta ndërtojmë edhe çerdhen për fëmijët e lagjes, sikur që do ta modernizojmë parkun, i cili aktualisht është i betonuar”, shtoi Haziri.

Në këtë tubim është prezantuar para simpatizantëve të LDK’së edhe kandidati për asamble komunale, Gentrit Murseli, i cili mban numrin 10.

sponsorizuar nga LDK

KOMENTE