LDK: 2 Korriku ia dha besën Lutës për mbështetjen e madhe më 22 tetor

LDK: 2 Korriku ia dha besën Lutës për mbështetjen e madhe më 22 tetor

Lagjja e 2 Korrikut ka dëshmuar sot se e përkrah fuqishëm kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri-Luta.

Përfaqësues të kësaj nëndege, kanë lavdëruar kryetarin Haziri për investimet e mëdha infrastrukturore që ka bërë në mandatin e kaluar, duke thënë tashmë të rinjë e të reja, gra e burra e pleq e plaka kanë vendosur masovikisht ta mbështesin atë për zgjedhjet e 22 tetorit.

“2 Korriku është lagje e vjetër e qytetit dhe është qendra, prej të cilës është zhvilluar Gjilani. Ju falënderoj pafund për punën dhe mbështetjen e madhe. Për punët e kryera nuk flas, por dua të them se gjatë katër viteve të ardhshme do të lulëzoj Gjilani prej investimeve të mëdha, në kuadër të katërshes së madhe infrastrukturore. Gjilani ka me mbetë veç i gjilanasve”, ka thënë kryetari Haziri.

Në këtë takim është prezantuar edhe kandadidatja e LDK’së për asamble komunale, Rina Ahmeti Kasumi.

sponsorizuar nga LDK

KOMENTE