DYLON

LDF austriake me grande për fermerë mbështet zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë

Fondi për zhvillim lokal
Avatar photo Redaksia

Fondi për zhvillim lokal (LDF) që mbështetet nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë si dhe organizata për zhvillim e Kombeve të Bashkuara UNDP, kanë prezantuar të premtën në Viti, skemën e programit të tyre që parasheh mbështetjen e bizneseve te vogla, fermerëve dhe shoqatave të ndryshme.

Xheradina Krasniqi , drejtoreshë e LDF-së, ka thënë se komuna e Vitisë është në mesin e tri komunave në Kosovë, të cilat do të mbështeten përmes këtij programi ku feremerët, bizneset e vogla apo shoqatat e ndryshme , mund të përfitojnë grande nga 2 mijë e 500 deri në 15 mijë euro.

“Deri më tani si fond për zhvillim kame vepruar në komunën e Suharekës, por që nga ky vit do të shtrihemi edhe në tri komuna tjera si Viti, Shtëprcë e Dragash’, ka thënë Krasniqi.

EkoHigjiena

Ajo ka theksuar se në raundin e parë të grandeve për tri komunat e reja janë të parapara 100 mijë euro, dhe këto grande mund tëi fitojnë feremerët , bizneset apo shoqatat që kanë projektet më të mira.

Për kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, është shumë me rëndësi që komunës së Vitisë, ja ka shtuar edhe një donatorë siq është UNDP apo Agjencia për Zhvillim e Austrisë, pasi krahas donacioneve që vinë nga donatorët tjerë dhe buheti komunal rriten mundësitë për grande që u ndahen, fermerëve, bizneseve të vogla si dhe shoqatave etj.’Vitia si rajon bujqësor ka potencial për zhvillim të bujqësisë , andaj , këto grande janë mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik si dhe zvogëlimin e papunësisë në komunë’, ka thënë Haliti.

Feremerët, bizneset e vogla prodhuese si dhe shoqatat në komunën e Vitisë, karahas këtyre donacioneve me grande të ndrsyhme ndhmohen edhe nga donatorët tjerë sii Projekti për Aftësim dhe Punësim Rural (S4RE) i Helvetass Intercoperatiooon, projekti për kultivimin e vishnjes nga USAID-i, projekti Kosovë – Luksemburg etj.
Ibrahim Sefedini

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.