Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, nën udhëheqjen e kryetarit akademik Nexhat Daci, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, me praninë edhe të përfaqësuesve të degëve.
Në fillim të takimit, i cili ishte i pari pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, kryetari Daci ka njoftuar për aktualitetin politik në Kosovë. Ai ka shprehur bindjen se koalicioni opozitar do të jetë ai që do ta formoj qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kryetari Daci gjithashtu ka vlerësuar shumë kontributin e LDD-së, në rezultatin e arritur të partnerit të koalicionit AAK-së, dhe ka shprehur bindjen se Kryeministri i ardhshëm, Ramush Haradinaj, do të dijë të vlerësoj drejt këtë kontribut dhe do të tregohet si edhe deri më tani si njeri i fjalës.