DYLON

LB: Kosova po dëmtohet rëndë në këto bisedime

Avatar photo Redaksia

Me rastin e vazhdimit të bisedimeve Kosovë-Serbi, Lëvizja për Bashkim ripohon qëndrimin e saj se Kosova në këto bisedime ka hyrë e papërgatitur. Sipas LB-së, nuk është zhvilluar një debat i domosdoshëm i forcave politike të Kosovës dhe të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, që do të rezultonte me një platformë kombëtare për këto bisedime. Kjo platformë pastaj do të duhej të miratohej nga Kuvendi i Kosovës.

Lëvizja për Bashkim mbështet kërkesat e përsëritura të faktorit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës që edhe Kosova Lindore të jetë e përfshirë në bisedimet Kosovë-Serbi.

EkoHigjiena

Lëvizja për Bashkim rithekson se Kosova me këtë agjendë dhe këtë format të bisedimeve do të dalë e dëmtuar. Dëmet do të jenë në drejtim të forcimit të jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës, pastaj dëme afatgjata dhe vështirë të riparueshme do të ketë edhe në veriun e Kosovës dhe në Kosovën Lindore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.