DYLON

LB: Jabllanoviqi iku, por Kushtetuta duhet të ndërrohet

Avatar photo Redaksia

Lëvizja për Bashkim ka lëshuar një komunikatë për media pasi që kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq. Kjo Lëvizje duke i quajtur deklaratat e Jballanoviqit tone fashiste e quan këtë vendim të vonuar.

“Gjithashtu, konsiderojmë se ky shkarkim është vetëm marrje me pasojën, por jo edhe me shkaktarin e problemit. Problemi kryesor është Kushtetuta e vendit, e cila minoritetit serb në Kosovë i jep fuqi të jashtëzakonshme juridike, me keqpërdorimin e së cilës ata vazhdimisht po e bëjnë jofunksional shtetin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

Prandaj, kjo Lëvizje insiston se vetëm një ndryshim thelbësor i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku minoriteteve do t’u hiqeshin këto privilegje bllokuese ndaj shumicës, do t’i eliminonte problemet e tilla dhe do ta vendoste shtetin në binarët e funksionimit normal.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.