/2L ONLINE/ – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës , nesër në Gjilan, përmes organizimit të një ceremonie solemne, laureatit të sivjetmë, Shaip Beqirit, i jepet Çmimi letrar “Beqir Musliu”.
Në këtë solemnitet që do të mbahet në Sallën e re të Kuvendit të Komunës, pikërisht në datën kur mbushen njëzet vjet nga shkuarja në amshim e këtij shkrimtari të shquar shqiptar që njihet ndryshe edhe si “Mbreti i metaforës”, z. nexhat Rexha, kryetar i Jurisë letrare, do t’i paraqes arsyet e dhënies së këtij çmimi poetit dhe publicistit të shquar, Shaip Beqirit. Ndërsa, akademik Ali Aliu do flas më gjerësisht për opusin poetik të këtij poeti të rrallë në letrat shqipe.
Gjithashtu,audotirt të pranishëm, pas marrjes së Çmimit nga kryetari i komunës, z. Lutfi Haziri, do t’i drejtohet edhe vetë i përzgjedhuri i sivjetmë i këtij Çmimi letrar që, jepet për çdo vit nga viti 2004 e këndej.
Nuk do të mungojnë as deklamimet nga aktorët tanë ( Gjilani e Podujeva)të cilët do të lexojnë poezi të Beqir Musliut po dhe të Shaip Beqirit.
/Sabit Rrustemi/