DYLON

Latif Maliqi i përkushtuar ndaj komunitetit dhe të mirës publike

Latif Maliqi i përkushtuar ndaj komunitetit dhe të mirës publike
Avatar photo Redaksia

Latif Maliqi është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai është i përkushtuar ndaj nevojave të komunitetit dhe të mirës publike dhe këtë e ka dëshmuar edhe sa ka qenë anëtar i Kuvendit Komunal duke qenë mjaftë aktiv.

Tani, ai kërkon besimin për të qenë për herë të dytë në Kuvend që të jetë përfaqësues i qytetarit, ngase siç thotë ai, “Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë i juaji – aty ku jam unë, aty jeni edhe ju. Së bashku jemi forca e fitores dhe e së ardhmes më të mirë për qytetin”.

Ndër angazhimet e para që do t’i ketë si anëtar Kuvendi, me besimin e qytetarëve, edhe pas 12 tetorit, Latif Maliqi thotë se do të jenë angazhimet për rregullimin e Unazës së Malishevës e cila do të fillon nga çeshmja e Kuvcës në drejtim të rrugës së Vërbicës, për ndërtimin e trotuarin nga Gjilani në drejtim të Malishevës dhe që do lidhet me Malishevën e Epërme, si dhe do të angazhohet për realizimin e projektit për zgjerimin e rrugës së Caparit, si dhe projekte të tjera në interes të qytetarëve.

E, fjalë të mëdha për të, ka edhe Arbër Ismajli, kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune.

Ismajli ka thënë se Latif Maliqi, rrjedh nga një familje intelektualësh e patriotësh, që i kanë dhënë shumë bërjes së Republikës. Ai është një personalitet i respektuar, i cili gjithmonë ka qenë i angazhuar për të mirën publike dhe zhvillimin e komunitetit e qytetit të Gjilanit.

“Si kryetar i Këshillit të fshatit dhe aktivist i palodhur, Lata ka dhënë kontribut të veçantë për përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve të tij  

Me përvojën, përkushtimin dhe vizionin e tij, ai tashmë është gati të vazhdojë të jetë gardian i zërit përfaqësues të qytetarëve të Gjilanit në Asamblenë e ardhshme Komunale”, ka thënë Ismajli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.