Nexhat Rexha
( Pak fjalë rreth librit të që sapo doli nga shtypi, të poetit të ri, NuhiSadikut, “Si t’ia fal vetmisë pritjen për ty”, edituar nga Shtëpia botuese, “Beqir Musliu”, shtator 2015 )
/2L ONLINE/ – Vargëzimet poetike në librin“Si t`ia fal vetmisë pritjen për ty”, Nuhi Sadiku i ka shkrirë, e dhënë atributet e jetës, duke shprehur, gërshetuar intimen nëpër faqet e përditshmërisë. Depërtimi në poret e dashurisë shtrohet si kërkim i ndërtimit të folesë, ajo krijon atmosferën e pritjes nën tigujt e simfonisë. Lutjet për ruajtjen e ëndrrës të japin pamjet magjike në realizimin e konretës edhe si përjetim , edhe si sinqeritet për të lartësuar të bukurën.
Vepra kryesisht konceptohet nëpër shtrirjet e horizontit artistik me figuracin të pasur, të cilat krijojnë brengën dhe triumfin për të bukurën ne jetë. Dashuria si përjetim dhe kontinuitet i gjeneratës së Nuhiut, duket se i ka të rrahurat e zemrës më të shpeshta, ajo të jep mundësinë e debatimit artistik kah përjetësia në art.
Në pjesën e dytë të lbrit dashuria si nocion e kuptim ka shtritjen e brengës për ditët që vijnë. Faktori njeri bashkë me bagazhin e krijuar ka arritur të ruajë, e mbijetojë me tërë qenien e tij atdheun tonë. Shqetësimet i kanë edhe akumulimete e veta, sepse ditën e re ai e sheh si ditë të vonuar.
Atdheu është sinonim e ditëve që shkuan dhe i ditëve në ardhje. Meditimi artistik në tërësinë poetike ka realizim të kënaqshëm, sepse brendia e trajtuar shfaqet në dimensionin e dhënies së mesazhit, për të dhënë dashurinë peng të brezit të Nuhiut.
Autori me këtë libër hapë shtigje premtuese edhe për krijime e vepra të suksesshme në fushën e letrave shqipe. /2L ONLINE/