DYLON

Largohet nga puna mjeku në Preshevë, Serbia nuk ia njeh diplomën e Kosovës

Largohet nga puna mjeku në Preshevë, Serbia nuk ia njeh diplomën e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Për shkak të mos njohjes së diplomave të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, shumë të rinj nga Lugina e Preshevës po detyrohen të largohen nga vendi i tyre në mungesë të perspektivës për punë dhe punësimit nëpër institucione shtetërore, shkruan Titulli.com.

Njëri nga këta nga Presheva është Nazmi Mehmeti, i diplomuar për mjekësi në Prishtinë i cili pas një periudhë 8 vjeçare të punës si mësimdhënës i lëndëve mjekësorë në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë është larguar nga puna.

“Nga ministria e arsimit në Serbi, nuk mundem më të vazhdoj mësimdhënien për arsye të mosnjohjes së diplomës së Prishtinës. E falënderoj stafin e SHMT ‘Presheva’ në Preshevë për punën gjatë 8 viteve, e veçanti drejtorin Telat Arifi, sekretarin Agim Dalipi, Mr Ridvan Agushi dhe gjithë kolegët e mjekësisë”, ka shkruar Nazmi Mehmeti, raporton Titulli.com.

EkoHigjiena

Ai përmes një shkrimi të tij në facebook ka njoftuar se tani ka filluar punën 3 mujore në Klinikën Infektive në Prishtinë si mjek i rekrutuar për luftimin e pandemisë Kovid 19 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Rasti i Mehmetit nuk është i vetmi dhe shumë të rinjë shqiptarë që kanë përfunduar studimet nëpër universitete të ndryshme në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë, nuk u njihen diplomat nga autoritetet përkatëse në Serbi dhe me këtë rast i pamundësohet punësimi në institucione shtetërore.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.