DYLON

Largohen mbeturinat nga kompleksi i banesave në Viti

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria e shërbimeve publike dhe Emergjencës ka ndërhyrë në largimin e mbeturinave pranë oborrit të kompleksit banesor të ashtuquajtura “Banesa e Verdhë” në Viti.

Edhe pse Komuna e Vitisë nuk e ka nën menaxhim këtë ndërtesë, megjithatë ka bërë edhe më parë largimin e mbeturinave në oborrin e saj, ndërkohë ju bënë thirrje banorëve që të jenë të përgjegjshëm e të mos hedhin mbeturinat në ambientin e hapur dhe rreth saj.

EkoHigjiena

Të theksojmë se gjatë regjistrimit të banesave kohë më parë, kjo ndërtesë ka mbetur me status të pa definuar, gjë që ka ndikuar që menaxhimi i saj të mbetet pezull, thuhet në një njoftim të Zyrës për Informim. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.