Largohen kontejnerët e mbeturinave nga Parku i Qytetit në Kamenicë
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, në Komunën e Kamenicës, Zotrim Kastrati, ka njoftuar se Drejtoria ka ndërmarrë veprime për largimin e kontejnerëve të mbeturinave nga Parku i Qytetit dhe nga zona të tjera të qytetit.
“Me qëllim të krijimit të një ambienti më të pastër dhe më të rregullt, në kuadër të Drejtorisë kemi ndërmarrë veprime për largimin e kontejnerëve nga Parku i Qytetit, si dhe nga zona të tjera që ndikojnë në pamjen e përgjithshme të qytetit”, ka thënë Kastrati.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Drejtoria i ka kërkuar kompanisë Eco-Higjiena që të ndajë kontejnerët për mbeturinat e ekonomive familjare nga ata të bizneseve, në mënyrë që menaxhimi i mbeturinave të jetë më i lehtë dhe më efikas. /2LONLINE/
