DYLON

Largimi i dhunshëm i teraseve në sheshin e Bujanocit bëhet javën e ardhshme

Largimi i dhunshëm i teraseve në sheshin e Bujanocit bëhet javën e ardhshme
Avatar photo Redaksia

Largimi i dhunshëm i terasave të kafiterive nga zona e gjelbër në sheshin Karagjorgje Petrovic në qendër të Bujanocit është planifikuar për të martën e ardhshme, ka konfirmuar për “bujanovacke” kryeshefi i departamentit të inspeksionit komunal Agim Rashiti.

“Ekzekutimi është planifikuar për 26 Qershor me ndihmën e policisë dhe mekanizmit të “Komunalisë”, gjë për të cilën i kemi njoftuar të gjitha palët e interesuara si dhe pronarët e kafeneve”,tha Rashiti përcjell Titulli.com.

Ai shtoi se ekzekutimi u shty dy herë sepse pronarit i është dhënë mundësia ta heqë terasën e montuar e cila është jashtë ligjore në hapësirën gjelbëruese publike.

EkoHigjiena

Bujanovacke është vërtetuar se pronari i kafiterisë nuk e ka ndërmend që të largoj terasën e montuar në hapësirën publike gjelbëruese pasi që ai ka vendosur video bim për ndjekjen e kampionatit botërorë në Rusi.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.