Lansohet projekti “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne”.
Projekti ka për qëllim që gjatë periudhës shtatë mujore të bëjë identifikimin e sfidave dhe ofrimin e strategjive gjithëpërfshirëse për qasje në lokalitetet e trashëgimisë kulturore, (përfshirë muzetë dhe galeritë) si dhe zbatimin/testimin e zgjidhjeve të ofruara në një rast studimi në një prej lokaliteteve të trashëgimisë kulturore të përzgjedhur nga personat me aftësi të kufizuara.
Në këtë ngjarje të pranishmëve iu drejtuan, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, drejtori i CHwB Kosova, Sali Shoshi dhe drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi.
“Nuk ka trashëgimi pa ne” zbatohet nga ChwB Kosova në bashkëpunim me HANDIKOS dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/