LAND FILM LAB 2026, Kamenica pjesë e një iniciative të re në fushën e kinematografisë
Komuna e Kamenicës, në cilësinë e partneres, mbështet organizimin e edicionit inaugural të LAND FILM LAB – Film Residency & Industry Networking, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 11 shtator 2026 në Roganë, Kamenicë dhe Krenidell.
Ky projekt synon të krijojë një hapësirë profesionale për zhvillimin e projekteve filmike, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e rrjeteve të reja të bashkëpunimit ndërmjet kineastëve, mentorëve dhe profesionistëve të industrisë së filmit.
Gjatë pesë ditëve të programit do të organizohen sesione mentorimi, takime profesionale, prezantime të projekteve, aktivitete të rrjetëzimit dhe projektime filmash në hapësira të hapura.
Në kuadër të programit, më 8 shtator në Lisin e Çukelit në Roganë dhe më 9 shtator në Lugin e Verdhë në Kamenicë, do të organizohen projeksione filmash në ambient të hapur, duke sjellë kinemanë më pranë qytetarëve dhe duke promovuar hapësirat kulturore dhe natyrore të komunës sonë.
Komuna e Kamenicës vlerëson rëndësinë e projekteve të tilla për zhvillimin e kulturës, fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e Kamenicës si një hapësirë e përshtatshme për iniciativa kulturore dhe kreative.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur agjendën e edicionit:
