DYLON

Lamtumirë Bajram Isufi, komunikimi me ty ishte i shkurtër, por me peshë të madhe historike dhe kombëtare

Lamtumirë Bajram Isufi, komunikimi me ty ishte i shkurtër, por me peshë të madhe historike dhe kombëtare
Redaksia

Shkruan:  Ismet Sylejmani

NË KUJTIM TË BAJRAM ISUFIT, I CILI MË 6 NËNTOR 2026 U NDA NGA JETA!

EkoHigjiena

Më 18 shtator, pas publikimit të propozimit tim që Strategu Legjendar i Grykës së Kaçanikut, Heroi i Kombit Idriz Seferi, dhe Tribuni i Kombit, Heroi i Kuvendit të Kosovës në Prizren, Ramiz Cërnica, të rivarrosen në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, pata një komunikim të shkurtër, por shumë domethënës, me Bajram Isufin!

Pasi ia dërgova publikimin tim në postën e tij personale në Facebook, e pyeta:
“Si t’u duk propozimi”

Përgjigjja e Tij ishte e menjëhershme, e qartë dhe pa asnjë mëdyshje:
“Propozim me vend, i vonuar bile.”!

Vetëm pak fjalë, por me një domethënie shumë më të madhe sesa mund të duken në lexim të parë!

Ato shprehnin jo vetëm pajtimin e Tij me propozimin tim, por edhe bindjen se një nderim i tillë ndaj dy figurave madhore të historisë sonë kombëtare duhej të ishte bërë shumë më herët!

Heronjtë e Kombit, Idriz Seferi dhe Ramiz Cërnica, nuk i përkasin vetëm Gjilanit dhe Anamoravës!

Ata i përkasin historisë, memories, ndërgjegjes dhe trashëgimisë kombëtare të mbarë popullit shqiptar, Atdheut e Kombit!

Prandaj, propozimi për rivarrosjen e tyre në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan nuk duhet parë thjesht si një çështje e zhvendosjes së varreve, por si një akt i rëndësishëm i respektimit të historisë, i përmbushjes së një detyrimi moral dhe i nderimit institucional e kombëtar!

Në këtë kuptim, fjalët e Bajram Isufit, veçanërisht shprehja “i vonuar bile”, përbëjnë thelbin e gjithë këtij komunikimi!

Ato na kujtojnë se disa detyrime ndaj historisë nuk e humbin vlerën me kalimin e kohës!

Përkundrazi, sa më shumë që kalon koha, aq më të mëdha bëhen përgjegjësia morale dhe nevoja për t’i përmbushur ato!

Por sot, ky komunikim ka marrë një peshë tjetër, një peshë të veçantë njerëzore, historike dhe shpirtërore, sepse dje, më 6 nëntor 2026, Bajram Isufi ndërroi jetë!

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta më riktheu edhe një herë te ai komunikim i shkurtër i 18 Shtatorit 2026!

Sot, ato pak fjalë nuk i lexoj më vetëm si një mendim mbështetës për propozimin tim!

I lexoj edhe si një kujtim të çmuar nga një njeri që tashmë nuk është më në mesin tonë, sepse ndrroi jetë më 6 Nëntor 2026!

“Propozim me vendë, i vonuar bile.”!

Sa të thjeshta ishin këto fjalë kur u shkruan dhe sa shumë peshë kanë marrë sot!

Bajrami u nda nga kjo jetë pa e parë të realizuar propozimin që e konsideronte të drejtë, madje të vonuar bile!

Por mendimi i tij mbeti i shkruar!

Mbështetja e tij mbeti e dëshmuar!

Dhe kujtimi i atij komunikimi do të mbetet pjesë e përpjekjes time për të kërkuar nderimin që u takon dy figurave të mëdha të historisë tonë kombëtare!

Sepse njerëzit largohen nga kjo jetë, por fjala e tyre e drejtë, kujtimi i tyre dhe vlerat që kanë mbështetur mund të jetojnë përtej tyre!

E nëse një ditë Idriz Seferi dhe Ramiz Cërnica do të rivarrosen me nderimet e merituara në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, ne do t’i kujtojmë edhe fjalët e Bajram Isufit, të thëna me aq pak fjalë dhe me aq shumë kuptim!

Sot, për mua, ky komunikim nuk është më vetëm një bisedë e shkurtër!

Është një kujtim që do ta ruaj me respekt dhe një dëshmi e shkruar e mbështetjes së Tij për një nismë me rëndësi historike e kombëtare!

Lamtumirë, Bajram Isufi!
U prehsh në paqe!

Fjala jote e fundit për këtë propozim do të mbetet e shkruar dhe e paharruar!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.