DYLON

Lamtumira e fundit për luftëtarin e lirisë dhe eprorin e Policisë së Kosovës, Haki Leci

Lamtumira e fundit për luftëtarin e lirisë dhe eprorin e Policisë së Kosovës, Haki Leci
Avatar photo Redaksia

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi tha se me nderime të larta, i dhanë lamtumirën e fundit luftëtarit të lirisë dhe eprorit të policisë së Kosovës, Haki Leci

“I angazhuar edhe më herët në aktivitete për liri, Hakiu nuk hezitoi, por iu bashkua vargut të luftëtarëve të lirisë të UÇK-së, në Brigadën 172 ,,Isa Kastrati’’ të Zonës Operative të Karadakut. I bindur në fitore, me tërë potencialin e tij, do të vihet në shërbim të lirisë së atdheut e shtëpia e tij bëhet baza prej nga lëvizën luftëtarët drejt frontit të luftës.

EkoHigjiena

Isufi kujton se me çlirimin e vendit, Haki Leci e ndërroi uniformën por jo edhe misionin në shërbim të qytetarëve, për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit në zonën kufitare.

“Bashkëluftëtarët, kolegët dhe qytetarët e Dardanës e të Kosovës, sot ndjenë pikëllimin nga ndarja fizike me Hakiun, por do të mbesin kujtimet e përhershme për shembëlltyrën dhe veprimtarinë në shërbim të popullit e atdheut. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve që bashkëndjejnë pikëllimin. I lehtë i qoftë dheu i atdheut! “, thotë  Ahmet Isufi, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.