DYLON

Lama: Nuk do ta votojë qeverinë me PDK-në brenda

Avatar photo Redaksia

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se ajo është kundër koalicionit të cilin e ka lidhur partia e saj me PDK-në.

Ajo ka thënë se nuk do ta votojë qeverinë e re, për shkak se sipas saj, nuk mund ta votojë një qeveri pjesë e së cilës është PDK-ja.

EkoHigjiena

“Kjo parti e ka instaluar krimin, i ka kapur institucionet, e ka kapur edhe Gjykatën Kushtetuese. Unë edhe mbrëmë (në takimin e Këshillit Drejtues të LDK-së) e kam paraqitur qëndrimin tim, që ka qenë kundër koalicionit me PDK-në”, ka thënë Lama.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.