Institucioni më i madh i futbollit, FIFA, po kalon krizën më të madhe që nga koha e ekzistimit. Policia e Cyrihut ka konfirmuar se ky kongresi i FIFA-s që po mbahet sot, ka marrë kërcënime me bombë.
Lajmin e jep Eurosport, në llogarinë në Twitter.
FIFA sot ka zgjedhjet për president, ndërsa është goditur me arrestime të zyrtarëve të lartë, për korrupsion. Sepp Blatter, është favorit për të fituar edhe një tjetër mandat./Indeksonline/