/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se një qytetare shtetase e Kosovës ka lajmëruar Policinë se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar dhe fyer nga bashkëshorti i saj. I njëjti para 5 dite besohet të ketë shtënë në ajër me pushkë gjuetie që e mban në posedim, me qellim të frikësimit të bashkëshortes dhe dy djemve të tyre.
“Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve së bashku me policë reagues nga stacioni policor i Vitisë kanë shkuar në fshatin Tërpezë me dhe gjatë kontrollimit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjuetisë, prodhim turk Kal. 12 GA,me leje të skaduar, hetuesit në të njëjtin vend kanë gjetë një çantë të zezë me (gjithsejtë 183 copë fishekë të kal. 7.62 mm) dhe 4 karikatorë të zbrazët të armë AK 47, si edhe një armë AK 47 prodhim Jugosllav”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
I dyshimti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
“Armët dhe municioni janë konfiskuar nga i dyshuari. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të dyshuarit ti shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve. Rasti procedohet në Prokurorin e shtetit”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/
fotoilustrim