Autoritetet policore kanë bërë me dije se ankuesi ka lajmëruar në polici se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja e tij, pa lejen e tij, i ka marr dy fëmijët e tyre dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tyre.
Rasti është duke u hetuar.
Raporti i Policisë:
MARRJE E KUNDËRLIGJËSHME E FËMIJËVE
Gjilan, 24.11.2021 – 21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, pa lejen e tij i ka marr dy fëmijët e tyre dhe është larguar në drejtim të panjohur, nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar. /2LONLINE.com/