Edhe sot, qytetarët e Kosovës, në 25 komuna mund të votojnë dhe vëzhgojnë, duke raportuar çdo parregullsi që shohin kur ata të votojnë, në numrin 500 88, krejtësisht falas.
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, është e gatshme të pranoj mesazhe nga çdokush që mund të vërejë çfarëdo që ata konsiderojnë se është parregullsi.
Për raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 3 nëntor, në numrin 500 88 kishin arritur më shumë se 10 mijë mesazhe, ndërkaq 6 mijë e 152 prej tyre ishin konsideruar si valide.