DYLON

Lajme të mira vijnë nga xhudistët gjilanas

Lajme të mira vijnë nga xhudistët gjilanas
Avatar photo Redaksia

Klubi i Xhudos Gjilani ka bërë me dije për lajme të mira që na vijnë nga Turneu Ndërkombëtar në Bijelo Polje, ku garuesit e këtij ekipi po marrin pjesë dhe po arrijnë rezultate të mira.

“Ndërkohë, lajme të shkëlqyera na vijnë edhe nga Turneu Ndërkombëtar në Bijelo Polje. Katër xhudistet tona treguan një vullnet të jashtëzakonshëm dhe luftuan me zemër në çdo ndeshje, duke u ngjitur me meritë në podium.  Ky sukses i madh në një konkurrencë kaq të fortë tregon rritjen dhe potencialin e jashtëzakonshëm të vajzave tona në tatami”, thuhet në njoftimin e klubit.

EkoHigjiena

Përndryshe, Klubi i Xhudos Gjilani bënë me dije për momentin edhe rezultatet e xhudistëve të këtij klubi në turneun “Kup Bijele Rade 2026”.

Në një konkurrencë të fortë me medalje të bronzta janë stolisur: Stina Fejzullahu, Ema Fejzullahu, Ylljeta Sylejmani, Belkiza Rexha si dhe Anel Maliqi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.