Adriana Matoshi u zgjodh si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”, e nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajl e ka vlerësuar këtë si një lajm jashtëzakonisht të mirë.
“Lajm jashtëzakonisht i mirë nga aktorja gjilanase, Adriana Matoshi, e cila u zgjodh si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës”, ka thënë Ismajli.
“Për ne si vend, është krenari të përfaqësohesh nga njerëz të suksesshëm sikurse aktorja Adriana Matoshi, e cila mbrapa vetës bartë edhe epitetin e përfaqësimit të Republikës sonë. Faleminderit Adriana për përfaqësimin tuaj dinjitoz dhe për arritjen e çmimit, i cili na bëri krenar jo vetëm neve qytetarëve të Gjilanit, por edhe të Republikës sonë”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit Arbrë Ismajli. /2LONLINE.com/