DYLON

Lajçi: E pat puna e Bllokut

Avatar photo Redaksia

​Nënkryetari i AAK’së, Ali Lajçi, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Isa Mustafës për një marrëveshje të re mes bllokut, ka thënë se LDK ndoshta është duke bërë taktikë për të shkuar kah PDK’ja.

​Nënkryetari i AAK’së, Ali Lajçi, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Isa Mustafës për një marrëveshje të re mes bllokut, ku lideri i AAK’së nuk do t’i takojë posti I kryeministrit, ka thënë se LDK’ja ndoshta është duke bërë taktikë për të shkuar kah PDK’ja, shkruan Epoka e Re.

EkoHigjiena

Lajçi ka thënë se një marrëveshje e re në mes të bllokut, për çfarë ka deklaruar Mustafa, nuk është shtruar në organet e partisë, por Lajçi ka thënë se personalisht nuk e përkrah Isa Mustafën për kryeministër.

Po ashtu ai ka thënë se AAK’ja, pas propozimit të Isa Mustafës për marrëveshje të re mes bllokut, ndihet e tradhtuar dhe ka bërë me dije se puna e bllokut, pas lëvizjes së LDK’së me bllokun, është e kryer.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.