(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani vizitoi banorët e lagjes Xhaqkaj në Hogosht dhe inspektoi punët rreth projektit për furnizimin me ujë të pijes për këta banorë.
“Unë do të jem pranë kërkesave të qytetarëve të Komunës sonë dhe njëri ndër prioritet do të jetë edhe përmirësimi dhe furnizimi me ujë të pijes për të gjithë komunën”, ka thënë Sinani.
Astrit Xhaqkaj, në emër të banorëve të lagjes xhaqkaj tha se falenderojnë kryetarin Sinani për realizimin e projektit te ujësjellësit. “Kjo është një dëshmi se kryetari është duke i realizuar kërkesat e qytetareve të komunës tonë dhe të ju dal në ndihmë”, ka thënë ai.
Ky projekt është financuar nga Komuna e Kamenicës./2lonline/