DYLON

Lagjja e cila vizitohet vetëm në fushata zgjedhore!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Këto fotografi, nuk janë bërë gjetiu, por në një lagje urbane siç është Lagjja “Dardania I” në Gjilan. Është kjo rruga e nëntë e kësaj lagjeje, që sipas banorëve me vite të tëra është në këtë gjendje. Dëmtime ka pësuar edhe nga qarkullimi kamionëve të cilët e përdorin këtë rrugë ndërkohë që kërkesat të bëra shumë herë nga banorët e kësaj lagjeje për tu rregulluar kjo rrugë kanë rezultuar të kota sepse nuk janë marrë parasysh deri më sot.

EkoHigjiena

Banorët thonë se kjo rrugë e dëmtuar keq është një shembull më i keqi i një zone urbane e që vizitohet vetëm në kohë zgjedhjesh, por ata i mbanë shpresa tani se mund të rregullohet pasi kanë filluar të rregullohen rrugët afër që janë edhe më pak të dëmtuara ndërsa nga zyrtarë komunal është thënë se është në projekt dhe do të nis të rregulloht pasi është çështje dite. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.