DYLON

Laget Luta (foto)

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pranuar sfidën për tu lagur me ujë të akullt, një sfidë kjo që po bëhet për sensibilizimin dhe dhurimin e fondeve për të sëmurët e ALS. Haziri me këtë rast ka thënë se ka qenë i nominuar nga gazetari Kushtrim Sadiku, dhe po e pranon me kënaqësi sfidën për të kontribuar edhe ai në këtë mënyrë. Me këtë rast edhe ai i ka nominuar tre të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.

Haziri tha se e sfidon Lulzim Bashën, Bardhyl Metën dhe Vjosa Osmanin.

EkoHigjiena

Ndërkohë, bashkë me të, një sfidë të tillë e ka pranuar edhe Faton Bislimi ish kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit. Ai tha se do mbetet në nivelin lokal sa i përket nominimeve dhe ka sfiduar Burim Korçën, Xhevat Latifin dhe Muhamet Azizin.

Ndryshe, ALS është një fushatë që bëhet për të mbledhur fonde për diagnostifikimin e hershëm të sklerozës anësore amiotrofike dhe sfida është një kovë me ujë të ftohtë dhe copa akulli në të. /2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.