DYLON

Laboranti Mefail Kastrati i dhuron mikroskopin e analizave të gjakut, Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

Laboranti Mefail Kastrati i dhuron mikroskopin e analizave të gjakut, Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”
Avatar photo Redaksia

Mbi katër dekada kishte punuar laborant i analizave të gjakut në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania”, por edhe në laboratorin e tij privat, kurse tashti, kur është pensionuar, laboranti Mefail Kastrati ka vendosur që pajisjet me të cilat ai ka bërë analizat e gjakut në laboratorin e tij, t’ia dhurojë Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, që ata të mund të përdorin këto pajisje gjatë punës së tyre praktike në laboratorin e shkollës.

Drejtori i Gjimnazit, Bekim Mustafa, ka falënderuar laborantin Mefail Kastrati për donacionin e dhënë, duke theksuar se këto pajisje do të jenë të mirëseardhura për nxënësit, ngase përmes tyre dijen që e marrin nga mësimdhënësit e tyre do t’a përforcojnë edhe më shumë në punë praktike në laborator.

EkoHigjiena

Prof.. Naser Aliu, mësimdhënës i biologjisë, thekson se është ky një mikroskop binokular me pajisje përcjellëse që shërben për të bërë analizat e gjakut, numërimit të rruazave të gjakut dhe që përdoret në laboratorin mjekësor. Laboranti Mefail Kastrati, pasi është pensionuar këtë mikroskop me pajisjes përcjellëse e ka dhënë donacion e me të cilin ka punuar në laboratorin privat. Profesori Aliu thotë se ky mikroskop mund të gjejë përdorim edhe në lëndën e biologjisë, ngase nëpërmjet tij mund të zmadhohen preparatet, ngase ky është binokular dhe ka katër objektivë që zmadhojnë deri në 1200 herë. Mikroskopi punon me rrymë elektrike dhe objektet e vogla nëpërmjet tij mund të shihen shumë qartë. Ky mikroskop, ndonëse është i përdorur është shumë i saktë.

Mefail Kastrati, ka theksuar se tashti kur është pensionuar kishte shprehur dëshirën dhe vullnetin që këtë pajisje të cilën e kishte përdorur gjatë karrierës së tij në ordinancën e tij private, t’ia dhurojë gjeneratave të reja në mënyrë që ata të mund ta përdorin në edukimin e tyre.

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” posedon laboratorin e biologjisë, i cili është pajisur me plot mjete të konkretizimit, posedon edhe mikroskopë, por ky që i erdhi donacion është më i përsosuri dhe i cili do të jetë një ndihmëse shtesë në përvetësimin sa më të mirë të njësive mësimore, duke i lidhur ato me praktikën. /2LONLNE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.