Labinotë Demi – Murtezi pranon detyrën e drejtoreshës DShMS-së

(2LONLINE)  -Ashtu siç ka paralajmëruar ditë më parë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri për pranim dorëzimin e detyrës, sot Labinotë Demi – Murtezi, ka pranuar detyrën e drejtoreshës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me prezencën edhe të nënkryetarit të Komunës Rexhep Kadriu.

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu, ka falënderuar U.D. të drejtorit të deritashëm Mursel Zymberi, për angazhimin dhe menaxhimin me këtë drejtori për pesë javë me radhë.

“Unë në cilësinë e nënkryetarit ju falënderoj për angazhimin tuaj në këtë drejtori që është një sektor shumë i gjerë dhe me shumë punë. Poashtu i ka uruar detyrën drejtoreshës së re, duke i dëshiruar punë të mbarë, angazhim dhe profesionalizëm. Uroj që menaxhimi i drejtorisë të jetë në nivelin që të sjell suksese, rend dhe rregull gjatë të ardhmes”, ka thënë Kadriu duke i uruar detyrën znj. Demi-Murtezi.

Ndërsa nga ana e tij U.D. Mursel Zymberi, e ka informuar drejtoreshën e re me punët në këtë drejtori, gjendjen dhe projektet që ka, por edhe me stafin dhe sektorët që ka nën menaxhim ky resor.

E në anën tjetër Demi – Murtezi, ka thënë se ka vullnetin, për të punuar me kapacitete të plota dhe sigurisht se kur ekziston vullneti dhe angazhimi, mundësia për menaxhim është shumë më e lehtë. Ajo po ashtu ka thënë se do të bashkëpunoj me të gjithë në të mirën e qytetarëve të Komunës së Gjilanit. /2lonline/

KOMENTE