DYLON

Labinotë Demi- Murtezi femra më e votuar në PDK

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – ​Labinotë Demi- Murtezi jo vetëm që do të jetë deputetja e parë femër që bartë shami në Kuvendin e Kosovës, por ajo doli të jetë femra më e votuar në listën e PDK-së. ​Labinotë Demi- Murtezi ka marrë mbi 11 mijë vota 

Ajo i takon Partisë së Drejtësisë (PD) por që ishte në listën e përbashkët me PDK-në me të cilin subjekti i saj ishte në koalicion, në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.

EkoHigjiena

Ndërkohë, që në nivelin lokal PD është në bashkëqeverisje me LDK-në partinë fituese në Gjilan. Labinotë Demi- Murtezi aktualisht drejton Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.