DYLON

Labinotë Demi – Murtezi: Dielli nuk mbulohet me shoshë dhe as dështimet me shpifje!

Labinotë Demi – Murtezi: Dielli nuk mbulohet me shoshë dhe as dështimet me shpifje!
Avatar photo Redaksia

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi  – Murtezi ka reaguar ndaj kritikave të përfaqësuesve të LDK-së, të cilët po i fajësojnë deputetet e Vetëvendosjes se refuzuan të votojnë marrëveshjen për huamarrje nga BERZH-i,  për projektin e ujërave të zeza për Gjilanin.

“Projekti që trajton ujërat e zeza në Anamoravë ende nuk është hedhur në votim, dhe ne si deputetë të zonës do ta trajtojmë me kujdes e sinqeritet. Populli thotë “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, dhe ne po themi, as dështimet me shpifje”, ka thënë Demi – Murtezi, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ja postimi i saj i plotë:

EkoHigjiena

Kuvendi i Kosovës sot nuk pati vota të mjaftueshme për shmangie procedurale, dhe kësisoj dështoi trajtimi dhe votimi i disa projektligjeve. Duke mos përmbushur agjendën e paraparë dhe duke u karakterizuar kështu me dështim që në seancën e parë, ky dështim iu adresua deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kinse nuk i kanë votuar projektet e Anamoravës.

Të dashur familjarë e bashkëvendas. Projekti që trajton ujërat e zeza në Anamoravë ende nuk është hedhur në votim, dhe ne si deputetë të zonës do ta trajtojmë me kujdes e sinqeritet. Populli thotë “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, dhe ne po themi, as dështimet me shpifje.

Për nevojat esenciale të qytetarëve, ne jemi gjithmonë në ballë të përgjegjësive me ndershmëri e përgjegjësi të lartë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.