Labinota Demi – Murtezi, drejtoreshë e Sektorit të Shëndetësisë

(2LONLINE)  – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri,  ka bërë të ditur se Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale është ndarë për partnerin e LDK-së,  Partinë e Drejtësisë (PD), dhe se  nga e hëna në atë post do të jetë Labinota Demi – Murtezi, që aktualisht është këshilltare komunale, por edhe drejton Degën e PD-së në Gjilan.

Ai këtë e bëri të ditur pas  pyetjes së Portalin 2L Online, në lidhje me kritikat që po bëhen në adresë të tij se është vonuar  me emërimin e drejtorëve. Për më tepër, Haziri ka thënë se kjo  nuk ka të bëjë me zvarritje, por ka të bëjë me kujdesin e treguar në emërime, të cilat sipas tij do të bëhen graduale.

Haziri tha se nuk do të ketë emërime kabinetike formale, por thjesht ato do të bëhen graduale  dhe në këtë drejtim tha se në bisedime me Kadriun e AAK-së, do të bëhen emërimet e drejtorive  përgjegjësinë e të cilëve e ka marrë AAK-ja, për të vazhduar me emërime tjera  në përputhje me agjendën që kemi ndërtuar.

Por, Haziri tha se një gjë duhet të kuptohet se drejtorët do të jenë drejtorë për stafin e tyre, në raport me kryetari ne komunës do të jenë këshilltarë ekzekutiv ndërsa në raport me qytetarin do të jenë shërbyes. . / 2lonline/

KOMENTE