/2L ONLINE/ – Aleanca e të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan, sot ka mbajtur Kuvendin e VII-të Zgjedhor, në kuadër të ristrukturimit të brendshëm që ka nisur ky subjekt politik. Nga delegatët e pranishëm u propozua për kryetar të ARK-së në Gjilan, Labinot Hyseni, i cili me aklamacion, pa asnjë kundërshtim dhe pa abstenime, edhe u rizgjodh, nga anëtarët e Këshillit Drejtues të ARK-së.
Labinot Hyseni, kryetar i ri-zgjedhur i ARK-së në Gjilan, tha se ai do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të jetë i orientuar drejt përmbushjes së interesave të të rinjve të Gjilanit.
“ARK në Gjilan, vazhdueshëm ka punuar për ti mbrojtur interesat e qytetarëve të rinjë të Gjilanit, duke i qëndruar besnik misionit të kryetarit Ramush Haradinaj, për sundimin e demokracisë në Kosovë dhe për krijimin e hapësirave për të rinjtë e Republikës së Kosovës. Këtij misioni, unë ju bëjë thirrje të vazhdojmë ti qëndrojmë besnik dhe të mos ndalemi deri në atë moment kur I arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Hyseni.
Në këtë Kuvend morën pjesë edhe kryetari I AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, nënkryetari I AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, nënkryetari I parë I AAK-së në Gjilan Selami Xhemajli, të cilët me fillimin e procedurave të votimi kanë lëshuar sallën, në mënyrë që të rinjtë ta procedonin Kuvendin në bazë të rregullave të përcaktuara me statut.
Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së në Gjilan dhe nënkryetar I komunës, tha se qysh nga marrja e drejtimit të Aleancës, ai I ka pasur të rinjtë prioritet, dhe se ky prioritet vazhdon akoma.
“Edhe tani kur jemi në koalicion, unë po mundohem dhe po punojë të krijojë kushte dhe hapësira për të rinjtë e Aleancës. Këtë do ta bëjmë dhe gradualisht do të arrijmë aq sa kemi pritur”, ka thënë Kadriu.
Ndërsa, nënkryetari I AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, ka kërkuar nga të rinjtë që të qëndrojnë unik dhe të përcaktuar në qëllimet dhe kërkesat e tyre.
“Të rinjtë, si grup shumë I rëndësishëm I Aleancës kanë bërë shumë dhe vazhdojnë ta bëjnë. Këtë e shohim nëpërmjet punës së tyre të palodhshme dhe nëpërmjet prurjeve që ka pasur. Prandaj, unë I bëjë thirrje që të vazhdoni të qëndroni të bashkuar, ti rrini prapa ideve tuaja dhe të mos ndaleni derisa të arrini cakun e duhur”, ka thënë Isufi.
Kuvendi I VII-të I ARK-së në Gjilan, është përfaqësuar nga një numër I konsiderueshëm I të rinjve, të cilët kanë përkrahur nismën për ristrukturimin që po ndodhe Brenda Aleancës. /2L ONLINE/