DYLON

L l a p j a n i

Avatar photo Redaksia

Vjen ni llapjan n`Gillan te ni shok i ushtrisë. Masi bisedojnë e çmallen mirë, llapjani për me i tregu gjillanlise, sa i perkushtum është në Zot, e Muhamedin s.a.v.s, po i thotë gillanlise;- A bre shoq, jam ba shume marak me pa anderr, Resullullahun a.s ! Gillanlia e sheh se po do me i shite demagogji shoku, e i thotë: – Po ani bre shoq , se e sheh ! Llapjani s`po prane, se s`po prane;- Jaaaaa, m`u ka ba marak me pa anderr Muhamedin a.s.! Atehere gillanlia del, dhe e porosite gruen e vet, që ta qet një krelanë për darke, e t`ja hedh nji grusht kryp. Gruja njëhere refuzon, se s`banë, shoku yt ka ardhë prej Llapi e marre! Mirëpo, burri kish vendos me e sprovu mikun, dhe me e binde se ato budallaki e demagogji, nuk i ha ! Gruaja e qet krelanen si i tha burri, me shumë yndyre e një grusht krip, dhe kur vjen darka ua kthen. Llapjani ish kone untu shume, edhe krelana e mirë, turshitë e djathi pa mazitë, t`i grahi gjysën e tepsisë. Pine çaj, bane muhabet e kur erdhi koha me ra n`gjumë, gillanlia po e pyet mikun; – A del jashtë natën, o shoq ? Sepse e kemi ni qen të shtirë, e t`panjofshmit i çkynë! – Jo, jo për mu lëshoje lirshëm, se unë nuk dal jashtë natën asnjëhere. Dolen jashtë dytë, por përderisa llapjani po kryente nevojen, gillanlia kthehet ne odë, e derdhe ibrikun, dhe e le pas dere. Ranë në gjumë dhe s`vonoi shume e llapjanasi filloi gerhamen. Gillanlia, i mbylli sytë, por nuk po do me fjetë, sepse kishte marre përsipër ta përcillte mikun. Nuk vonoi shume, dhe llapjani filloi të rrotullohej, sa ne atë krah, sa ne tjetrin, e kish rroke etja. Jep e merr, e jep e merr, s`ka se s`ka gjumë! Dikur e pa ibrikun pas dere dhe u gëzua shumë, kur u ngrite të pinte ujë, s`kishte as piken ! Ra sërish në shtrat, por kot andrrat s`e linin, se s`e linin! Dikur vendosi të dilte te bunari, për të pirë ujë. Por, taman e kapi rezen e derës se odës, qeni iu ofrua derës, duke i treguar dhëmbët. Përderisa gillanlia, po bëhej se po flinte, llapjani përpëlitej nga sikleti dhe digjej për një gëllëjkë uji,…! Me t`u zbardhur drita, gillanlia qohet duke u shtrirë në shtrat, kur e pa llapjanin ulur në shtrat duke medituar. I zoti i shpisë ia priti; – O mik, po a koke qu, a…? – E more mik , por unë s`kam fjete fare ! – Si ? – Ia ktheu gillanlia. – Jo more shoq, po gjithë natën e gate, s`më kanë lanë me fjetë andrrat ! Po, a kam pa bunare, a lumejt, prroje, dete,…! – Po pse more burrë, nuk pishe, ja ku e ke pas ibrikun, a me thirre, a me dale vet, qe ku e ke pasëe bunarin ! – He more shoq, po kur e pashe ibrikun, u gëzova sikur me pas pi ujë, por kur u ofrova, piken s`e kish pes! Deshta të dal te bunari, por qeni erdhi te dera , dhe s`guxova, me të thirre ty, m`u dhimte , fjetshe e krratshe si sabi,…! Në këtë kohë krisi dera, gruaja i kishte sjellur kafet. Doli gillanlia, e mori tabakun dhe e shërbeu shokun me kafe. Por, nuk ju durua pa i thënë; – He more mik, me pas pasë mendjen dhe nevojën te Zoti dhe Resullullahu a.s., i kishe pa andërr, por nevoja për ujin, s`te ka lenë me pa tjetër, pos ujit ! Po hajtë, e mos u thuaj tjerëve, se gjithkush i merr vesh këto budallaki! Shkoi llapjani , dhe nuk erdhi me kurrë, sepse s`pati fytyre te shihej me shokun!

/Nehat M Ramadani/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.