Kylie Jenner humbi betejën ligjore ndaj Kylie Minogue

Kylie Jenner humbi betejën ligjore ndaj Kylie Minogue

Motra e të famshmes Kim Kardashian, Kylie Jenner humbi betejën ligjore ndaj Kylie Minogue. Në njoftim thuhej se këngëtarja australiane kishte firmën e saj të quajtur ‘’Kylie’’ para se motra e Kim Kardashian, Kylie të kishte lindur.

Kjo ndodhi pasi të hënën Kylie Jenner humbi betejën ligjore ndaj Kylie Minogue, pas disa mosmarrëveshje rreth emrit të tyre të parë të përbashkët rreth markës së njohur ‘’Kylie’’.

Ylli i show programit televiziv The Keeping Up With the Kardashians vendosi që të krijojë biznes me emrin e saj por Kylie Minogue ka reaguar menjëherë.

Ekipa e këngëtares australiane Kylie Munogue u paraqit me një njoftim në drejtim të Kylie Jenner, duke përmendur konfuzionin e mundshëm të dëmtimit të firmës së saj pasi Minogue ishte një artiste e njohur ndërkombëtarisht, humanitare dhe aktiviste kundër kancerit të gjirit.

Në njoftim thuhej se këngëtarja australiane kishte firmën e saj të quajtur ‘’Kylie’’ para se motra e Kim Kardashian, Kylie të kishte lindur.

Bota Sot

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE