DYLON

Kyetari i Vitisë pret në takim komandantin e ri të stacionit policor në Viti

Kyetari i Vitisë pret në takim komandantin e ri të stacionit policor në Viti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në zyrë komandantin e ri të Stacionit Policor në Viti, Ruzhdi Abdullahu, i cili ka marrë detyrën në fund të muajit tetor.

Takimi u zhvillua me rastin e urimit për rizgjedhjen e kryetarit Haliti.

EkoHigjiena

Gjatë bisedës, kryetari Haliti e njoftoi komandantin Abdullahu për zhvillimet e përgjithshme në komunë dhe projektet që po realizohen.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërmjet komunës dhe stacionit policor, bashkëpunim që do të vazhdojë të thellohet edhe më tej në shërbim të sigurisë dhe jetës së qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.