DYLON

Ky ilaç do i luftojë të gjitha sëmundjet!

Avatar photo Redaksia

Mbërrin superantibiotiku i aftë të luftojë infeksionet e shkaktuara nga superbakteret rezistente ndaj ilaçeve dhe përherë e më i pranishëm në spitale. Rezultati i publikuar në revistën ”Nature”, i dedikohet një grupi të Northeastern University të Bostonit, i koordinuar nga Kim Lewis.

Identifikimi i superantibiotikut ishte shumë i vështirë dhe u arrit falë analizave të bëra te të paktën 10 mijë substanza të izoluara nga bakteret në fjalë.

EkoHigjiena

Një nga këto substanca, e quajtur Teixobactina, u tregua efikase kundër tre prej këtyre superbaktereve, të quajtura Clostridium difficile, Mycobacterium tuberculous dhe Staphylococcus aureus.

Te testet e kryera te kafshët nuk u panë fenomene të rezistencës.

Megjithatë, kërkuesit nuk përjashtojnë faktin që këto superbaktere të zhvillojnë forma të tjera të rezistencës edhe kundër antibiotikut të ri, por këto forma mund të zhvillohen në harkun e 30 apo më shumë viteve.

Teixobactina vret bakteret me anë të vdekjes së qelizave, njësoj si antibiotiku tjetër Vancomicina.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.